Një 37-vjeçar po hetohet për pastrim parash  pasi u kap me 50 mijë euro cash në makinë të cilat nuk kishte dokumentacion deklarimi.

Soni Pepa nga Belshi, gjatë drejtimit të mjetit tip "BMW" u ndalua për kontroll në aksin e Lushnjes, ku iu gjet me vete në sasi prej 50 mijë euro cash, për të cilat nuk kishte dokumentacion shoqërues me vete dhe dyshohet se janë përfituar nga aktivitet i kundërligjshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj 37-vjeçarit policia nisi procedim penal për veprën penale "Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".