LUSHNJE- Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur tek rotondo jugore në qytetin e Lushnjës.

Sipas policisë një  mjet tip benz ml me targa AA579 ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe. Për pasojë kanë mbetur të plagosur personat, Avni Muçaj 49 vjeç, Gani Rustemi 60 vjeç dhe drejtuesi i mjetit Idear Agolli 54 vjeç.

Nga të dhënat paraprake mësohet se personat janë transportuar në spitalin e Lushnjës, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)