Një aksident është shënuar këtë të martë në aksin rrugor Lushnjë-Hysgjokaj në afërsi të fshatit Kasharaj, ku një makinë tip Benz me targa “AA 738 XO” ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur Artan Paja dhe Sandër Paja (babë e bir) të cilët ishin brenda në makinë. Ata janë transportuar me urgjencë në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje ku po dokumenton aksidentin.
Paraprakisht dyshohet se djali 25-vjeçar, i cili po ngiste makinën, të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe të ketë përfunduar në kanal, duke thyer barrierat mbrojtëse të rrugës.
Fatmirësisht, babë e bir, kishin vendosur rripat e sigurimit, duke shmangur kështu pasojën fatale.
Lajmi në përditësim…