Gjatë ditës së djeshme në fshatin Ballagat të Lushnje, pas një operacioni nga ana e policisë është arrestuar Tasim Balla, 50 vjeç dhe u vu në kërkim djali i tij 24- vjeçar, Saimir Balla.
Burime zyrtare nga policia e Lushnjes bëjnë me dije se 24- vjeçari ëhstë arrestuar gjatë ditës së sotme.
Në oborrin e banesës së familjes Balla gjatë ditës së djeshme u gjetën 32 bimë kanabis, dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre u gjetë një sasi prej 5 kilogramësh kanabisi në proces tharjeje.
Njoftimi i policisë:
Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe "Kultivim të bimëve narkotike". Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Saimir Balla, 24 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin Tasim Balla(i cili u ndalua dje nga policia), në oborrin e banesës së tyre në fshatin Ballagat, kishin mbjellë 32 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa dhe kishin në proçes tharje rreth 5 kg lëndë narkotike dyshuar Cannabis Sativa.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com