Policia e Lushnjes ka asgjesuar në Lushnje rreth 800 rrenjë bimë narkotike dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas që kishin kultivuar në banesat e tyre, në vazo lulesh bimët narkotike të dyshuara si kanabis sativa.
 
Dhimitraq Prifti 49 vjeç, lindur në Bubullimë e banues në Kolonë të Lushnjes dhe Teuta Trifoni, 38 vjeç lindur në Karavasta dhe banuese në Kolonë të Lushnjes u arrestuan në flagrancë nga Komisariati i Policisë Lushnje.
 
Në bazë të informacioneve të marra nga policia të dy kishin kultivuar në bashkëpunim me njëri tjetrin rreth 800 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.
 
Po kështu janë zbuluar  në Sarandë 640 rrënjë Canabis Sativa, në Krujë 1418, dhe Shkodër 570 rrënjë të tilla.
canavis























































canabis

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)