Lushnje - 29 vjecari M.H. banues në fshatin Shënepremte të rrethit te Lushnjes, ka humbur jetën te mërkurën në spitalin e këtij qyteti. Megjithë ndihmën e specializuar mjeksore, ai nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra gjatë një aksidenti automobilistik.
Sipas burimeve të policise, 29 vjecari është goditur nga një foristradë tip "Land Rover", drejtuesi i së cilës jo vetëm nuk i ka dhënë asnjë ndihmë për t'i shpëtuar jetën viktimës, por është larguar nga vendngjarja për të fshehur gjurmët e krimit.
"Grupi hetimor kreu veprimet e para, u ngritën postoblloqe për identifikimin e mjetit, u bënë verifikimet per mjetet e ngjashme me mjetin e dyshuar, si dhe u morën deklarimet e disa personave që kanë dijeni për ngjarjen", u shpreh zëdhënësja e policisë se Fierit, Enkeleda Allkanjari. /ATSH/
/Shqiptarja.com