LUSHNJE- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Lushnjë-Divjakë, ku 2 persona kanë gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në vendin e quajtur 'Ura e Gradishtës', ku një makinë është përplasur me një motor, duke i marre jetën 2 personave. Viktimat janë Justin Baba dhe Igli Çuni, 22-vjeç, drejtuesi i motorit dhe pasagjeri.
"Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur "Ura e Gradishtës", shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me motomjetin tip "Lifan". Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Marsi ka rezultuar fatal, ku si pasojë e aksidenteve rrugore gjatë këtij muaji kanë humbur jetën 11 persona. Kujtojmë që vetëm 2 ditë më parë, humbën jetën 3 persona nga përplasja e dy mjeteve kokë më kokë në vendin e njohur si by pass i Rrogozhinës.
U shojtënë shqiptarët. Çdo ditë nga 10 vetë “ikin për të kullotur dimër e behar”
PërgjigjuJANE RRUGET E BUKURA QE NA KANE BERE KETA POLITIKANE PISA...
Përgjigju