Lushnje/ Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet në flagrancë babai 69-vjeçar

Lushnje/ Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet në flagrancë babai 69-vjeçar

Foto ilustruese

Një 43-vjeçar është plagosur me thikë ditën e djeshme në Lushnje nga babai i tij. Shërbimet e Komisariatit të Lushnjes bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit B.P., 69 vjeç.

Djali i tij 43-vjeçar N.P., vijon të jetë në spital, ku po mjekohet për plagët e marra jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë) me të cilën 69-vjeçari plagosi të birin.

'Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit N. P., 43 vjeç, nga babai i tij, shtetasi B. P., informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 69 vjeç. Shtetasi N. P. vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për plagosjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.' , thuhet në njoftimin e policisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?