LUSHNJE - Policia e Lushnjës vijon aksionin për arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Toshkëz të ketij rrethi. 23 vjecari, Erjon Cjapi, është identifikuar nga policia si autori i këtij krimi të rëndë, por policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Erjon Cjapi ekzekutoi me armë zjarri 27 vjecaren, Rajmonda Sota, dhe 24 vjecarin Marsel Cani. Vrasja e dyfishtë ndodhi në një lokal të fshatit Toshkez. Ndërsa policia vijon hetimet informacionet paraprake flasin për një vrasje për motive xhelozie.

(aq/jd/shqiptarja.com)