LUSHNJE – Nje dite pasi nje 86-vjecar u gjet i therur në xhaminë e fshatit Dushk te Lushnjës, vihet ne pranga autori. Policia e Lushnjes njofton se eshte arrestuar Artan Alla 38 vjeç. Po sipas uniformave blu te qytetit, dyshohet se 38-vjeçari ishte me të meta mendore.
NGJARJA
86-vjeçari nga Lushnja i gjetur i vrarë në xhaminë e fshatit Dushk. Uniformat blu panë mbrëmë të shtrirë në një pellg gjaku, të moshuarin, i cili sipas policisë u gjet i vdekur. Sipas policisë, ai quhet Shemsi Muça, 86 vjeç, banor i fshatit Dushk.
Viktima ishte besimtar i rregullt i fesë myslimane dhe nga burime kofidenciale, mësohet se ai ka gjetur vdekjen nga një goditje me thikë në fyt. Megjithëse pista e parë ka qenë ajo e vetëvrasjes, burime policore konfirmuan dje se po hetohej edhe për një vrasje të mundshme.
Kjo, pasi personi që e ka gjetur 86-vjeçarin pa jetë, ka treguar në polici se para se t’i afrohej xhamisë, ka parë një person që muk ka mundur ta identifikojë, të largohet me vrap. Deri në mesnatë, trupi ndodhej në morg duke u ekspertuar, ndërsa policia nuk kishte arritur në konkluzionin përfundimtar, nëse ishte vrasje apo vetëvrasje.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com