Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht ka shtuar përpjekjet për përmiresimin e kushteve të jetesës dhe integrimin e komunitetit rom në Shqipëri. Po ashtu, jane ndërmarrë shumë fushata ndërgjegjësuese dhe kanë financuar shumë projekte dhe programe, të cilat lidhen me përmiresimin e kushteve social-ekonomike të këtij komuniteti. Në kuadër të këtij angazhimi, qeveria suedeze ka financuar programin e regjistrimit të popullsisë rome në rrethin e Lushnjes. Në fokusin kryesor të këtij projekti nuk ishte thjesht regjistrimi i numrit të popullsisë, por niveli i të ardhurave, mënyra e jetesës, shkalla e arsimimit, integrimit dhe përfshirjes së këtij komuniteti në jetën social-shoqërore, si dhe një sërë të dhënash të tjera të rëndësishme që hedhin dritë mbi realitetin e jetesës së këtij komuniteti.
Sipas Sekretarit të Pergjigjthshem të Unionit te Romeve te Shqiperise, Ferit Milanaj, qëllimi i projektit nuk ishte thjesht marrja e statistikave dhe prezantimi i gjendjes, por përmiresimi i kushteve dhe integrimi i tyre, mbështetja e gjithanshme ekonomike, që edhe ata të bëhen pjesë integrale e shoqërisë.
Qeveria suedeze do ta mbështese këtë komunitet edhe në sektorin bujqësor. Ne rrethin e Lushnjes aktualisht jane rreth 300 familje rome me 1100 banore dhe deri tani jane regjistruar 980 anetare te familjeve rome. "Romët e mirëpritën dhe vlerësuan përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar dhe tonat për përmiresimin e jetës social-ekonomike të tyre. Ata u bënë pjesë e debateve dhe diskutimeve të gjera duke kërkuar më shumë kushte arsimore, shëndetësore, kurse trajnimi në qendrat e formimit profesional, me qëllim që edhe ata të jenë pjesë e tregut të kualifikuar të punës", tha Milanaj.ATSH/
/Shqiptarja.com