Lushnjë/ Shiste doza kokaine në lagje të qytetit, vihet në pranga 39 vjeçari (EMRI)

Lushnjë/ Shiste doza kokaine në lagje të qytetit, vihet në pranga 39 vjeçari (EMRI)

Foto ilustruese

LUSHNJË - Një 39 vjeçar është arrestuar në Lushnje pas një hetimi dy mujor nga policia me metoda proaktive. Shtetasi Elis Prifti, shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit. 39 vjeçari siguronte lëndën narkotike të cilën e ndante në doza në banesën e tij dhe më pas e shiste.

Gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij u gjetën sasi kokaine e ndarë në dhjetra doza, së bashku me 1 peshore elektronike dhe 1 celular të cilat u sekuestruan.

Sakaq, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet.

Njoftimi i policisë:

'Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, si rezultat i një pune hetimore të kryer me metoda proaktive, në kuadër të megaoperacionit kombëtar "Tempulli", për një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, finalizoi operacionin policor të koduar "Station".

Gjatë operacionit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Elis Prifti, 39 vjeç, banues në Lushnjë. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, në banesë, dhe më pas i shiste ato në lagje të ndryshme të Lushnjës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një sasi kokaine të ndarë në dhjetëra doza dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Po punohet për të identifikuar dhe kapur shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri Edi Rama nis vizitën zyrtare në Hungari! Takon homologun, Viktor Orban

Kryeministri Edi Rama nis vizitën zyrtare në Hungari! Takon homologun, Viktor Orban