LUSHNJE- Një sipërfaqe me shkurre dhe drurë frutorë në kodrat e Karbunarës në Lushnjë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Flakët deri më tani kanë djegur rreth 15 hektarë tokë, ndërkohë që zjarrfikësja nuk shkon dot për të neutralizuar zjarrin për shkak të terrenit të thyer.
 
Për këtë shkak, banorët janë përpjëkur të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore.
 
Shqëtësimi i banorëve të zonës ka qenë mjaft i madh, edhe për shkak se vatrat e zjarrit ndodhën pranë banesave të tyre.
 
Zjarri në kodrat e Karbunarët mendohet të ketë rënë për shkak të pakujdesisë, ndërkaq policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)