LUSHNJE - Shpejtësia e lartë e udhëtimit me makinën që drejtonte i ka kushtuar jetën një 36-vjeçari.
 
Burime nga policia thanë se, Vait Kaja është përplasur për vdekje me mjetin e tij tip "Benz Mercedez" me targa AA 400 ER në aksin Ardenicë-Lushnjë.
 
Shkak i aksidentit ka qenë përplasja e mjetit me bordurat anësore të aksit rrugor, që më pas ka përfunduar në një kanal si pasojë e shpejtësisë së lartë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)