Policia e Lushnjes ka arrestuar 2 persona që kanë tentuar të vjedhin me dhunë një lokal.

Përveç tyre është ndaluar edhe një person tjetër që akuzohet për moskallëzim krimi.

Të ndaluarit janë Arjan Tabaku, 49 vjeç, Andrea(Gazmend) Tabaku, 45 vjeç dhe Ilir Robo, 38 vjeç të tre banues në Lushnje.

Ndalimi i vëllezërve Arjan dhe Andrea Tabaku u bë për arsye se në bashkëpunim me njëri tjetrin, sot më datën 04.09.2016 kanë tentuar të vjedhin me dhunë në lokalin e shtetasin E.S në lagjen "Loni Dhamo", ndërsa Ilir Robo u ndalua për veprën penale "Moskallzim i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com