Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë. Shkak janë bërë punimet për rehabilitimin e shkarkuesit kryesor.

Në pamje shihet se rezervuari është tharë dhe mijëra peshq kanë mbetur në baltë. Një pjesë e tyre janë dekompozuar, duke krijuar ndotje mjedisore.

Shkarkuesi i rezervuarit prej kohësh ishte i bllokuar dhe për rehabilitimin e tij, Bashkia e Lushnjës ka akorduar një fond prej 32 milionë lekësh.

Ndërhyrja duhet të kishte përfunduar para 1 viti, por firma që ka fituar tenderin ka kërkuar shtyrje të afatit të punimeve.

Banorët thonë se rrjetat e vendosura përpara shkarkuesit nga ish-administratori i peshkimit kanë ndikuar në bllokimin e tij.

Megjithatë kjo pritet të sqarohet nga bashkia, e cila ende nuk ka reaguar për situatën e rëndë mjedisore dhe ecurine e punimeve në rezervuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:53
Pamjet të pazakonta në Lushnjë, rezervuari mbulohet nga peshqit e ngordhur! Korreshi: Një masakër, për të rregulluar hinkën e daljes është tharë e gjithë këneta (VIDEO)

Tonelata peshqish kanë ngordhur në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë. Shkak janë bërë punimet për rehabilitimin e shkarkuesit kryesor. Deputeti PD, Saimir Korreshi ka ndarë pamje nga rezervuari i mbuluar me peshq të ngordhur ndërsa shprehet se kjo është një masakër.

"Çfarë do të bëjnë gropë plehrash?", dëgjohet t'u thotë Korreshi banorëve.

Në një postim tjetër në faqen e tij në Facebook, deputeti demokrat ndërsa e cilëson këtë situatë të rëndë, shprehet se 'për të rregulluar hinkën e daljes është tharë e gjithë këneta'.

Për peshqit e ngordhur, Korreshi thotë se ata janë një 'kërmë' e madhe në zonë.

"Tonelata peshqish të ngordhur kanë dalë në rezervuarin e Kasharajt. Tmerr i vërtet me atë që ka ndodhur në Rezervuarin e Kasharajt. Për të rregulluar hinkën e daljes është tharë e gjithë këneta. Peshqit ngordhën nje kërrmë e madhe tani.

Ndërkohë nga më bëjnë më dije ekspertet e fushës kjo dramë mund të ishte duke ndërtuar një mini argjinaturë përpara hinkës që të ruhej uji dhe të shpëtohej e gjithë kjo masakër. Por i kanë rënë shkurt më mirë e thajmë. Tmerr. Po pastrimi që nuk është në tender si me ja bërë", shkruan Korreshi në rrjete sociale.