LUSHNJË - Një i vdekur dhe dy të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë në afërsi të fshatit Gramsh. Një automjet tip trailer me targa të Bosnjë-Hercegovinës ka marrë përpara një mjet bujqësor pa targa.
Drejtuesi i mjetit me targa Mirsad Haxhiç, 50 vjec nga Gradaceci i Bosnjës, ka marrë përpara mjetin zetor me rimorkio të ngarkuar me dengje bari.
Në zetor ishin duke udhëtuar Asqeri dhe Gentian Sina, babë e bir 45 dhe 29 vjeç. Përplasja ka qenë e fortë dhe traileri ka marrë para për rreth 100 metra mjetin bujqësor.
Të dëmtuarit e këtij aksidenti janë përcjellë me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku pas mesnatës, 29-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Policia ka ndaluar trafikun për rreth 1 orë për të marrë masat për dokumentimin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe autostrada në drejtimin drejt Lushnjës është hapur pas një ore. Kjo është hera e parë që një mjet bujqësor shkakton aksident ne autostrade, pasi këto mjete nuk lejohet të kalojnë në këtë rrugë
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com