Në shkollën 9-vjecare Çerm Proshkë është zhvilluar një protest nga prindër dhe nxënës pasi kjo shkollë nuk plotëson numrin e caktuar për të zhvilluar një ore mesimore .

Prindrit shprehen të shqetësuar se femijët e klasave të para, të cilët sipas të dhënave nga zyra arsimore Lushnje janë vetëm 9 fëmijë, nuk mund të mësojnë me një klasë me nxënës të klasave të 4 .

Prindrit nuk janë dakort që të bëhet mësim në klasa kolektive.

“Fëmija në klasë të parë të mësojë në klasën e tretë nuk më duket e arsyeshme” shprehet një prind.
 
"Jo më shumë se dy vite u hodhën investime dhe tani të mbyllet për bashkim klasash, ku nxënësit janë" thotë një prind

Nga ana tjetër drejtori i shkollës Xhevahir Sufja shprehet se janë të detyruar sipas ligjit të ministrisë së arsimit të bëjnë bashkim në klasa kolektive pasi numri I nxënësve është shumë i vogël.

"Aryseja është se  të gjithë sasinë e kopshtit po na e merr padrejtësisht Cermë Shkumbini. Duke parë që numri nxënësve nuk plotësohet u pa që të bashkohen klasat" shprehet drejrori.

Ndërsa Zyra Arsimore Lushnje lidhur me këtë shqetësim shprehet se është e informuar dhe kanë inspektuar shkollën, por janë të detyruar të bëjnë një veprim të tillë, pasi kjo është e vendosur me ligj

“Në ato shkolla ku numri i nxënësve nuk plotësohet sipas kritereve është kërkuar bashkimi. Mësuam se prindërit kanë protestuar, kemi dërguar dy specialistë për të parë problemin dhe do përpiqem që nxënësit të marrin cilësinë e duhur të arsimimit" Brunilda Dhamo përfaqësuese e zyrës Arsimore, Lushnje.

Shumë shkolla në rrethin e Lushnjës funksionojnë me klasa kolektive kjo bën që në disa raste nxënësit të jenë analfabet funksional.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com