LUSHNJË-Për herë të parë në qytetin e Lushnjës është organizuar panairi i shalqirit dhe pjeprit.  Fermerë nga fshatra të ndryshëm të zonës së Myzeqesë, kanë ekspozuar prodhimet e tyre në këtë panair, të cilin e cilësojnë si një mënyrë mjaft të mirë për të reklamuar produktet e tyre.

“Ky produkt është BIO dhe ky panair na ndihmon ne eksportuesve dhe tregtarëve’, tha një fermer.

“Tokat tona e bëjnë këtë prodhim super dhe të cilësisë së parë. Nëse ky treg vijon edhe vitet e ardhshme do na ndihmojë tek bujqësia”, u shpreh një tjetër.

“Të vazhdoje çdo ditë ky panair se është në të mirë të konsumatorëve’, tregoi një tjetër.

Stendat e fermerëve u vizituan edhe nga zëvendës kryeministri Erjon Braçe, Ministrja e Bujqësisë, Milva Ikonomi dhe kryebashkiaku, Fatos Tushe.

Në aktivitet përveç frutave me të cilët njihet kjo zonë, nuk munguan as këngët e vallet myzeqare.