LUSHNJË - Një zjarr ka rënë mbrëmjen në masivin pyjor të fshatit Lekaj në Lushnjë. Zjarri ka djegur mbi 5 hektarë me shkurre dhe pisha.
Në vendngjarje është kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe stafi i saj.
Zjarrfikësve të Lushnjes i kanë shkuar në ndihmë zjarrfikësit nga Fieri e Patosi. Ndërkohë janë edhe banorë të zonës në ndihmë të situatës.
Terreni bën të vështirë lëvizjen e mjeteve dhe po ndërhyhet me mjete rrethanore. Fatmirësisht nuk fryn erë dhe zjarri përparon ngadalë.
Lajmi kryesor: