Lushtaku betohet dhe zyrtarizohet
si kryekomunar i Skënderajt

Lushtaku betohet dhe zyrtarizohet<br />si kryekomunar i Skënderajt
SKËNDERAJ - Sami Lushtaku, është betuar si kryetar i Komunës së Skenderajt. Në një procedurë që ka zgjatur rreth 5 minuta, Lushtaku, pa prezencë të mediave, ka lexuar tekstin e betimit ndërsa më pas menjëherë është përcjellë jashtë Kuvendit Komunal nga pjesëtarë të EULEX-it dhe shërbimit korrektues, për të mbetur në arrest, trasnemton KTV.
 
Në shenjë proteste gjatë betimit të Lushtakut, sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal e ka lëshuar asambleistja e Vetëvendosjes, Ajnishahe Halimi.
 
Sekretari i Degës së PDK-së, Fadil Nura, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, ka thënë se tani presin që puna të vazhdoj normalisht, derisa shpresojnë në shfajësimin e Lushtakut nga akuzat. Kuvendi Komunal i Skenderajt, pas betimit të Lushtakut, ka vazhduar punën normalisht me zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit komunal.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane