Lushtaku intervistohet për rrahjen në Kuvend, flet avokati: Veprimet i bëri për vetëmbrojtje

Lushtaku intervistohet për rrahjen në Kuvend, flet avokati: Veprimet i bëri për vetëmbrojtje

1689269964_kosove.JPG

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ditën e sotme është intervistuar nga prokuroria për rrahjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Avokati mbrojtës i tij, Faton Fetahu, deklaroi se Lushtaku është marrë në pyetje në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës.

Fetahu deklaroi se shihet qartazi se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka sulmuar i pari deputetin Lushtaku dhe se ky i fundit të gjitha veprimet e tij i ka bërë për vetëmbrojtje.

“Zotëri Lushtaku ishte në vendin e tij të punës për dallim nga zotëri Bislimi dhe anëtarë të tjerë të punës. Ai u sulmua në vendin e tij të punës. Në rrethanat e rastit konkret veprimi i tij ishte si një kundërpërgjigje ndaj skandalit që ka ndodhur dhe që nuk mori përgjigje zotëri Lushataku. Në tensionin që ata reflektonin, veçanërisht pas provokimit të situatës nga Bislimi që e hoqi fotografinë e vendosur nga deputetët. Ky është rasti i parë i një anëtari të qeverie që ndërhyn në sallën e Kuvendit. Në refleksion të tensionit që transmetonte është vlerësuar e nevojshme një veprim që ka imunitet zotëri Lushtaku, një spërkatje me ujë. Ky nuk është një veprim që cenon integritetin fizik të anëtarë të Qeverisë, por fatkeqësisht nga ana tjetër nuk ishte përgjigja e njëjtë dhe jo reciproke. Pasi ai u sulmua i pari dhe ne të gjitha këto elemente i kemi prezantuar para prokurores”, deklaroi Fetahu.

Prokuroria Prishtinës ka marrë në pyetje dy anëtarë të kabinetit qeveritar pas përleshjes fizike të ndodhur të enjten e 13 korrikut në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë e deputetëve të pushtetit. Sipas burimeve brenda prokurorisë, deri më tani janë dëgjuar emrat e zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Rrahja masive që ndodhi ditën e djeshme mes ministrave e deputetëve të pushtetit me deputetët e PDK-së nisi teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim në seancën e Kuvendit për marrëveshjen për shtensionimin e situatës në veri, ku gjatë fjalimit të tij opozita filloi ta thërriste “rrenc”.


Lajmi kryesor:

Përleshja në parlamentin e Kosovës/ Prokuroria merr në pyetje zv/kryeministrin Bislimi dhe ministrin e Financave Hekuran Murati! Reagon avokati Lushtaku-t: U vetëmbrojt


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë