‘Lutem të jetë e gjatë dita dhe e shkurtër jeta’/ Flutura Açka ndan mesazhin e ndjerë për mungesën e të birit

‘Lutem të jetë e gjatë dita dhe e shkurtër jeta’/ Flutura Açka ndan mesazhin e ndjerë për mungesën e të birit

Përmes disa rreshtave mjaft prekëse, shkrimtarja dhe deputetja Flutura Açka, ka përkujtuar 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të djalit të saj, në moshën 18-vjeçare.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, shkrimtarja ka ndarë disa fjalë të dhimbshme dhe kujtimet me djalin, ndërsa i tregon ato pak ndryshime që kanë ndodhur në jetën e saj.

"Biri, i gjashti 5 maj i ikjes

Asgjē nuk ka ndryshuar në rrugicēn tonë. Në jetën tonë po: mungon ti. Në byrektoren e cepit shkoj rrallë. Edhe miq takoj gjithnjë e më pak. Librat dhe fletët e kanë pushtuar shtëpinë, një pjesë e mirë politike. Ka një kohë të ditës kur dhimbja merr trajtë heshte dhe cembis kujtimet. Aty ku ti ke të vetmen ekzistencë.

Sot është e diel. Nuk jam ngritur ende. Kam përtesën e njerëzve me puls të ulët, të cilët kanë vështirësi të zgjasin kokën në dritare e të shohin ditën, të ngrihen e të gjejnë dollapin e veshjeve, të kërkojnë mes sendeve e të dallojnë krehërin, të rrëmojnë në kuzhinë e të nuhasin kafenë, të sillen pra si humanë, të gjallë.

Sot do të jetë e diel gjithë ditën, e nuk do të ma shënojë kush për çarmatosje etike, as morale, as politike, sjelljen. Do të ngrihem, dhe për fat byrektorja jonë rri hapur gjithë ditën. Do ta blej byrekun tënd, sepse e di që dita ima ka shijet që pëlqeje ti, ka qetësinë që dije të ndaje ti, ka mirësinë qē kishe dhe falje ti.

Dhe lutem të jetë e gjatë e gjatë dita dhe e shkurtër e shkurtër jeta. Imja. Pa ty",-shkruan deputetja. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bariam Memo TIFOZI NR NJË I PARTIZANIT NGA FSHATI STARJE I: 07/05/2024 14:58

    E dhimbshme.Nuk ka fjalë,për koment.

    Përgjigju
    • Lira: 08/05/2024 10:11

      Zoti të dhëntë forcë ...i ka jeta ....je një grua yll...e mrekullueshme

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia