E veja e diktatorit Enver Hoxha, ka paraqitur në seancën e djeshme gjyqësore disa letra të dërguara në adrresë të saj nga ana e shkrimtarit Ismail Kadare. Kanë qënë katër letra ku Kadare i shpreh mirënjohje Nexhmie Hoxhës, lidhur me ndihmesën që kjo e fundit i kishte dhënë për sa i përket vënies në dispozicion të dokumentave sekrete për periudhën e marëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjektik. Të gjitha letrat i përkasin periudhës të vititeve 1971 dhe 1972, ndërkohë që sipas avokatit të Nexhmie Hoxhës, z.Aranit Roshi dorëshkrimi i romanit “Dimri i vetmisë së madhe” është dhënë në datën 17 tetor, një ditë pas festimit të ditëlindjes së Enver Hoxhës. Sipas avokatit Roshi, në lidhje me rrethanat e faktit pala e paditur, është pronare e dorëshkrimit, pronësi të cilën ajo e ka fituar në 17 Tetor 1975, si rrjedhojë e një dhurimi që i është bërë asaj. Dhurimi është bërë në shenjë të mirënjohjes së thellë, që paditësi ka dashur të shpreh ndaj të paditures. “Një fakt i tillë është pranuar nga autori, në qëndrimet që ai ka mbajtur me media të ndryshme, por njëkohësisht rrezulton i provuar edhe me anë të provës shkresore, të datës 21 Mars 1971, nga përmbajtja e së cilës rrezulton se paditësi, pasi e falenderon të paditurën për ndihmën e dhënë prej saj në realizimin e romanit, shpreh deshirën e tij dhe atë të bashkëshortes se tij( Elena Kadare) për ti vizituar në ndonjë nga ditët kur e paditura do të kishte pasur kohë.
PRESIONI I PAVERTETE
Nga përmbajtja e kësaj shkrese, provohet ndryshe nga sa pretendohet në kërkesë padi, jo vetëm që paditësi nuk e ka dhënë librin pasi ka qënë nën presionin se nëse nuk do ta jepte atë diçka e keqe mund ti ndodhte, por provohet e kundrta që mes tyre, kanë egzistuar lidhje të ngushta bashkëpunimi, por edhe njohje familjare.Sipas avokatit Roshi paditësi nuk mund të ndihej i kërcënuar, apo i friksuar nga një njeri që siç thotë ai një fjalë e së cilës mjaftonte për të shkatërruar përfundimisht jetën e shkrimtarit dhe të familjes së tij. Pavarësisht kësaj sipas mbrojtjes nga ana tjetër Kadare falenderonte Nexhmie Hoxhën për ndihmën që i ishte dhënë prej saj, dhe për më tepër kërkonte që ta vizitonte bashkë me bashkëshorten e tij. “Pala paditëse, pretendon se dorëshkrimi i është kërkuar paditësit gjatë një vizite që e paditura ka bërë në shtëpinë e tij, dhe se “është marrë prej Nexhmies” në vitin 1972.Sjellim në vëmëndjen e gjykatës, së në vitin 1972, vepra nuk ishte botuar ende, pasi ajo është botuar për herë të parë në muajin mars të vitit 1973, pra shumë kohë më pas. Kjo rrëzon pretendimin e palës paditëse, se libri është marrë në vitin 1972, dhe për më tepër që është kërkuar prej saj për tu vendosur në arkivë.
KERKOI SHTEPI JO LIBRIN
Në aspektin ligjor, kontrata e dhurimit të sendeve të luajtshme bëhet me dorëzimin e sendit, dhe nuk kërkon një akt formal, në konkretizuar në formë shkresore. Një qëndrim i tillë i ligjvënësit, ka qënë jo vetëm në kohën kur është kryer akti i dhurimit “Ligji për veprimet juridike”, por edhe në vijim, në Kodin Civil të vitit 1981,1995, por edhe në Kodin Civil aktual i cili parashikon si moment të lidhjes së kontratës “momentin e dorëzimit të sendit”. Në rastin konkret, dhurimi provohet veç të tjerash edhe me qëndrimin e paditësit, i cili për një periudhë 35 vjeçare nuk e ka kërkuar sendin, në asnjë rast. Nuk mund të pretendohet se nuk e ka kërkuar me pretendimin se kishte frikë ta bënte një gjë të tillë, pasi është e qartë nga përmbajtja e letrave të tij drejtuar palës së paditur ai kishte guximin që të kërkonte një shtëpi më të madhe, por jo një dorëshkrim që ai pretendon se e kishte lënë për ruajtje.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com