Një 28-vjeçar është vënën në pranga pasi u kap me armë pa leje. I riu, Kristjan Marku ka qenë i dënuar edhe më herët për të njëjtin krim në Kurbin.

Policia gjithashtu ka vënën nën hetim 4 pasagjerët në këtë automjet për moskallëzim krimi. 

Ai u pikas nga policia në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin. Shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar, automjetin që drejtonte i riu,  por ky i fundit sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.