Mbi 150 vende kanë arritur një marrëveshje të cilësuar si “monumentale” për të reduktuar gradualisht gazrat që shkaktojnë ngrohjen globale.

Marrëveshja ka të bëjë me gazrat që lëshohen nga përdorimi i mjeteve elektro-shtëpiake si frigoriferë dhe ajër i kondicionuar. 

Delegatët të mbledhur në Ruanda pranuan një amendament që parashikon reduktimin e gazrave nga vendet e zhvilluara duke filluar nga viti 2019.

 “Është një hap monumental përpara, që u jep zgjidhje nevojave individuale të vendeve, por që na jep neve mundësinë për të reduktuar ngrohjen e planetit”, deklaroi sekretari i shtetit amerikan John Kerry.

Marrëveshja e re parashikon tre rrugë që duhen ndjekur nga vende të ndryshme. Kështu, vendet me ekonomi të zhvilluar, si ato të Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara, do të fillojnë ta kufizojnë përdorimin e gazrave brenda pak vitesh dhe nga 2019-a duhet ta çojnë këtë reduktim në 10 për qind. 

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)