TIRANE - Përfshirja e informacioneve edhe ne tekstet shkollore sa i përket komunitetit LGBT, psikologu Edmond Dragoti thekson se është diçka normale që edhe fëmijët mund të marrin informacione të tilla, si dhe të mësojnë preferencat e tyre seksuale që në fëmijëri.
Iniciativën e marrë së fundmi nga avokati i popullit Igli Totozani për këtë komunitet ai deklaron se edhe nëpër shkolla nuk duhet të mungojnë informacione të tilla.
“Në fakt fëmijët që në moshat më të vogla mësojnë sjelljet shoqërore, qëndrimet që duhet të mbjanë ndaj tyre dhe konceptet bazë që ka shoqëria ku ata jetojnë. Natyrisht sjelljet në shoqërinë tonë në ditët e sotme janë sjellje jo vetëm të lindura por edhe sjellje kryesisht të mësuara dhe si e tillë ajo duhet të organizohet në forma të duhura nga shoqëria që organizohet në forma të tilla sikurse janë shkollat , televizioni apo rrjetet e tjera të informacionit që në marrim informacion të larmishëm” theksoi Dragoti.
I pyetur nëse shoqëria Shqiptare është e përgatitur për ta pranuar këtë minoritet, ai e shpjegon me faktin se çdo informacion nuk duhet të shpërdorohet dhe shoqëria është e njohur tashmë me këto orientime seksuale të ndryshme nga çdo individ.
(kz/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com