TIRANE- Në dhjetor do të nisë testimi i dytë “Mësues për Shqipërinë”. Ministria e Arsimit ka përcaktuar se kush do të jenë ata që testohen dhe cilat janë dokumentet që duhen.

“Gjatë plotësimit të formularit duhen dy dokumente: Diploma universitare e nivelit më të lartë në profilin përkatës të mësuesisë. Dokumenti identifikues që mund të jetë Karta e identitetit ose pasaporta personale”, - thuhet në dokumentin e MAS për testimin “Mësues për Shqipërinë”.