Mësuesit: Prindërit e pasur më
problematikët, nuk na besojnë

Mësuesit: Prindërit e pasur më<br />problematikët, nuk na besojnë
TIRANE - Të dyja palët, mësuesit dhe prindërit, kanë ankesa karshi njëri-tjetrit. Kështu prindërit mendojnë se mësuesit i diferencojnë nxënësit nga prejardhja sociale e ekonomike; i paragjykojnë për prejardhjen e tyre dhe nivelin kulturor; mendojnë se janë prepotentë në komunikimin me nxënësit dhe prindërit dhe se nuk i kuptojnë si duhet prindërit. Gjithashtu mësuesit paragjykohen nga prindërit edhe për nga mosha dhe përvoja si dhe nga paraqitja e jashtme.

Por mësuesit kanë më shumë paragjykime për prindërit dhe sidomos për një kategori të veçantë, ata që kanë një status më të lartë social e ekonomik. Mësuesit i vlerësojnë prindërit, si: pak të interesuar për fëmijët (sa më problematik të jetë fëmija, aq më i pa interesuar është prindi), interesohen vetëm për notat, nuk kanë kërkesë llogarie për fëmijët, u mungon autoriteti, u japin fëmijëve më shumë liri se sa duhet, janë të pa kujdesshëm (fëmijët janë jashtë kontrollit pasi dalin nga shkolla); kanë nivel të ulët arsimor, as i kuptojnë dhe as i ndihmojnë fëmijët, janë përzgjedhës dhe i diferencojnë lëndët (për disa prej lëndëve shoqërore dhe djathtësive nuk interesohen fare), prejardhjen e tyre dhe nivelin kulturor.

Ndërkohë që sipas mësuesve, fëmijët e prindërve me status të lartë social dhe ekonomik kanë sjellje më problematike, prindërit me status të lartë social dhe ekonomik janë më të vështirë në komunikim (tregojnë fuqinë shoqërore apo financiare në çdo kohë), kërkojnë vlerësime të pa merituara për fëmijët, u besojnë verbërisht fëmijëve, nuk i respektojnë sa duhet mësuesit, kanë stile të papranueshme të jetuarit.

REKOMANDIMI

Në këtë studim rezulton se palët paragjykojnë njëra-tjetrën, ndaj ajo bën edhe propozime si të dilet nga kjo situatë. “Sa më larg të qëndrojnë mësuesit dhe prindërit, aq më shumë do të rritin qëndrimet paragjykuese për njëri-tjetrin. Ndaj është e rëndësishme të bëhen përpjekje për të rritur nivelin e marrëdhënieve mësues-prind. Pjesëmarrja e prindërve jo vetëm në takime me prindër, por përfshirja e tyre në jetën shkollore përfshirë këtu edhe veprimtaritë mësimore të çdo klase, do të ndihmonte krijimin e një klime pozitive bashkëpunimi dhe komunikimi, që do të shembte gradualisht paragjykimet që ekzistojnë ndërmjet mësuesve dhe prindërve.

Paralelisht, ndërhyrja në kurrikulat e Fakulteteve të Mësuesisë, duke krijuar kurse të veçanta për t’i përgatitur mësuesit e ardhshëm për partneritetin me prindërit, do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes në të ardhmen”, - sugjeron autorja Ledia Kashahu.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin