BRITANI - Skandalet seksuale të mësuesve në Britaninë e Madhe nuk kanë fund. Kësaj rradhe, siç bën të ditur Fox16, nxënësit e një klase morën një mësim të edukimit seksual, kur mësuesja e tyre shfaqi aksidentalisht një video ku tregohej ajo dhe i fejuari i saj duke bërë seks në shtëpi.

Mësuesja që shfaqi videon pranon gabimin dhe thotë se DVD u ngatërrua me gjërat e saj të punës.

Prindi i një nxënësi që pa videon, tha se nuk ishte shumë i kënaqur me këtë incident. "Djali im thotë se ajo po kryente akte seksuale", tha një prind.

Mësuesja që u përfshi në këtë skandal i thirri të gjithë prindërit e nxënësve që ndodheshin në klasë për t'u kërkuar falje.

Kurse drejtuesit e shkollës nga ana e tyre nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për këtë ngjarje, por janë duke punuar për të ndërmarrë masat e duhura.


(v.gj/shqiptarja.com)