FRANCE - Disa psikologë francezë, kohët e fundit kanë botuar një studim në të cilin theksojnë se kanë arritur të përcaktojnë se në cilat raste duhet kuptuar që bashkëbiseduesit tuaj ju gënjejnë.

Kështu, sipas tyre, kur një burrë gënjen i lëviz shumë më shpesh qerpikët, ndërsa hunda e tij lëviz lehtësisht. Ndërsa nëse jeni duke foluar me një grua dhe goja e saj fërgëllon, atëherë duhet të hapni sytë se pikërisht në atë moment po ju gënjen. Por ka edhe detaje të tjera që i tradhëtojnë gënjeshtarët.

Kështu, të jeni të sigurtë se nëse bashkëbiseduesi është një burrë nuk ju gënjen asnjëherë me duart e mbledhura grusht, ndërsa një grua ju gënjen edhe atëherë kur shtrëngon dhe përdredh gishtat e duarve.

(op1/shqiptarja.com)