M.United kërkon Elseid Hysajn
Mourinho ofron 30 mln euro

M.United kërkon Elseid Hysajn<br />Mourinho ofron 30 mln euro
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, raportohet se është duke menduar transferimin e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj, gjatë merkatos së Janarit.
 
22-vjeçari, i cili po shkëlqen te Napoli që kur iu bashkua në vitin 2015, ka zgjuar interesim të shumë skuadrave evropiane, ndërsa tani thuhet se “Djajtë e Kuq” do të ofrojnë rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij.
 
“II Mattino” raporton se United do të ketë probleme për të transferuar mbrojtësin shqiptar pasi ai ka nënshkruar së fundmi kontratë të re që e mban në Napoli deri më 2021.

Por oferta prej 30 milionë euro mund të jetë joshëse për napolitanët.
 
Në rast transferimit të Elseid Hysajt, Chris Smalling, Luke Shaw dhe Matteo Darmian janë mbrojtësit që mund të largohen nga Manchester United.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve