Skuadra e Manchester United ka bërë gati ofertën për Real Madridin, duke ofruar 230 mln euro dhe shërbimet e Portierit De Gean, për të firmosur me dy yjet e Realit, Christiano Ronaldon dhe Alvaro Moratan.

Sipas të përditshmes britanike The Sun, “djajtë e kuq” kanë gati ofertën për “Los Blancos”, për të transefruar Ronaldon dhe Moratan.

Manchester United, ishte në bisedime për të marrë shërbimet e 24 vjeçarit Morata, por me lajmin që Ronaldo do të largohet nga Reali, tashmë ai kërkon edhe shërbimet e yllit 32-vjeçar.

Tashmë pritet nëse çmimi i ofruar nga klubi i “djajve të kuq”, do të konsiderohet nga tekniku Zidanë, i cili siç raportojnë mediat spanjolle ka telefonuar yllin madrilen për të mos u larguar nga ekipi.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com