‘Ma kishte vënë syrin që herët’, Nard Ndoka prezanton gruan e tij: Kemi menduar një dasmë të dytë

‘Ma kishte vënë syrin që herët’, Nard Ndoka prezanton gruan e tij: Kemi menduar një dasmë të dytë

Politikani Nard Ndoka dhe gruaja e tij Kozeta

Politikani shqiptar ka rreth 30 vjet i martuar me bashkëshorten e tij dhe se ka prezantuar asnjëherë publikisht. I ftuar në emisionin “Rudina”, Nard Ndoka rrëfeu historinë e dashurisë me Kozetën dhe  u shpreh se janë rritur bashkë duke qenë se janë martuar shumë të rinj. E para që foli ishte bashkëshortja e tij Kozeta e cila u shpreh se Nardi ja kishte vënë syrin që herët por atëherë ishte “mëkat” t’i shprehje dashurinë pa një lloj miratimi në parim nga familja.

“Ne jemi njohur shumë herët dhe pothuajse jemi rritur bashkë. Unë kam qenë në klasë me motrën e Nardit dhe familjet tona kanë patur miqësi me njëra-tjetrën. Pastaj gjërat rrodhën normalisht dhe njohja i kaloi 30 vite. Janë shumë, por kur kalon mirë duken pak. Nardi ma kishte vënë syrin që herët. Angazhimet e Nardit në politikë janë ngarkesë e madhe në familje, por fëmijët tashmë janë të rritur. Ne kemi 4 fëmijë, një vajzë dhe katër djem, vajza është e para. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Unë e kam mbështetur dhe e mbështes shumë Nardin dhe e gjejmë kohën të rrimë bashkë,”- tha Kozeta.

Më tej Ndoka tregoi se si gjyshaj e tij e kishte zgjedhur Kozetën për nuse dhe ja kishte shprehur shumë herë në sy të familjes.

“Familja për mua ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kur je në politikë dhe ke probleme familjare dhe kur nuk ke suportin e bashkëshortes vështirësitë rriten dhe kjo të pengon në angazhimin e përditshëm. Por Kozeta më ka suportuar shumë, është marrë me edukimin e fëmijëve, megjithatë edhe unë jam përpjekur të bëj maksimumin me hapësirat që kam për të qenë pranë tyre.

Njohja jonë i takon periudhës së para 90-ës. Babai im ka qenë mik me babain e Kozetës dhe kishin njëlloj simpatie, por atëherë ishte “mëkat” nëse t’i shprehje dashurinë pa një lloj miratimi në parim nga familja. Kozeta vinte shpesh tek shtëpia ime me motrat e mia dhe gjyshja ime që në atë kohë i thoshte: Ti do të jeshë nusja jonë e shtëpisë. Dhe ishte e natyrshme lidhja jonë që kaloi në një stad tjetër.

Më pas erdhi dasma që filloi rreth 2 javë përpara dhe kemi patur një dasmë me më shumë se 300 persona. Ka qenë një dasmë model, iu dha shumë rëndësi sepse unë isha djali i madh i familjes. Nga dasma ruajmë vetëm fotografi. Kemi menduar një dasmë të dytë, por nuk na lënë fëmijët tani, e kemi radhën ne na thonë. Kemi qenë shumë të rinj kur jemi martuar dhe në moshën 24-25 vjeçare kemi patur fëmijë, sot jemi gjyshër dhe po e shijojmë. Ndihemi të plotësuar përsa u takon detyrimeve tona,”- përfundoi politikani Nard Ndoka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 28/09/2018 12:37

    Tipik injorant i rangut nderkombetar,tip te tille veshtire se munde te gjewndet ne fshatra. Debil i kohve e aq me teper kur gazetari e quan politikan i befsha mu...politikes me kete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja