Macron: Biseda me Putin do bëhet, pasi të flas me kreun e agjencisë bërthamore

Macron: Biseda me Putin do bëhet, pasi të flas me kreun e agjencisë bërthamore

1670083703_mac.PNG

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është gati të flasë sërish me Vladimir Putinin , por pasi të ketë folur me Rafael Grossin , drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), me të cilin Franca "bashkëpunon" për të mbrojtur uzinën e Zaporizhzhia, një objektiv i bombardimeve.

Kushtet për paqen në Ukrainë do të duhet të vendosen nga Ukraina, tha presidenti francez në një intervistë për TF1 , duke u kthyer nga vizita e tij në SHBA, raportojnë mediat e huaja.

“I takon popullit ukrainas të vendosë në mënyrë të pavarur, të vendosë në çfarë kushtesh, si, kur: nuk varet nga ne”, deklaroi kreu i Elysee, sipas të cilit zgjerimi i NATO-s duhet të jetë “një nga çështjet për paqen”.

"Ajo që varet nga ne, është siguria e pjesës tjetër të Evropës”, tha Macron, i cili shpreson të jetë në gjendje të sigurojë një “garanci për sigurinë e vetë Rusisë kur të kthehet në tryezën e negociatave”.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Është bombarduar klinika e kancerit në Kherson! Moska: S’pranojmë çmimin tavan të naftës


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini