Macron takon Putin: Dua që Moska të mbetet anëtare e Këshillit të Evropës

Macron takon Putin: Dua që Moska të mbetet anëtare e Këshillit të Evropës

Emanuel Macron dhe Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron gjetën të premten një shkak të përbashkët në shqetësimin e tyre ndaj veprimeve të Presidentit të SHBA, Donald Trump mbi Iranin, ndryshimet klimatike dhe tregtinë ndërkombëtare.

Të dy udhëheqësit u përqëndruan në shqetësimet në lidhje me të ardhmen e një marrëveshjeje shumëkombëshe mbi programin bërthamor të Iranit, tani në rrezik pasi Trump nxorri Shtetet e Bashkuara nga ajo.

Presidenti francez Emanuel Macron dëshiron që Rusia të mbetet anëtare e Këshillit të Evropës.

"Unë dua që Rusia të qëndrojë në Këshillin e Evropës, " tha Macron në forumin ekonomik ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Macron tha se është e nevojshme që Franca të mbajë dialog me të gjithë.

"Ne kemi rrënje të përbashkëta, ne duhet të punojmë në projekte të reja, si dhe në një model të ri ekonomik dhe social i cili do të ndihmojë në përmirësimin e standardit të jetës", bëri të ditur Macron.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë