Macron: Franca dhe Kina 'të vendosura' për t’i dhënë fund përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

Macron: Franca dhe Kina 'të vendosura' për t’i dhënë fund përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

1668437476_Macron.PNG

Bashkëpunimi i ngushtë midis Francës dhe Kinës është çelësi për tejkalimin e pasojave të luftës në Ukrainë, tha presidenti francez Emmanuel Macron.

Lideri francez dhe presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilluan një takim në samitin e liderëve të G20 në Bali. 

Gjatë bisedimeve, të dy udhëheqësit konfirmuan qëndrimin e tyre të vendosur për parandalimin e përdorimit të armëve bërthamore në luftë dhe diskutuan financimin e shteteve më të cënuara.

Macron shkroi në Twitter: "Përfundimi i përshkallëzimit dhe përballja me pasojat e luftës në Ukrainë, duke mbështetur ekonomitë më të cënueshme, duke dekarbonizuar ekonomitë tona dhe duke vepruar për të mbrojtur biodiversitetin: Franca dhe Kina janë të vendosura".

Samiti vjetor, që po zhvillohet në Bali, vjen pasi vendet e G20 janë të ndara për veprimet e Rusisë në Ukrainë, të cilat kanë rritur çmimet e ushqimit dhe energjisë në mbarë botën.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në samit në një video se tani ishte koha për të ndaluar luftën e Rusisë në vendin e tij “drejtësisht dhe në bazë të kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”.


Lajmi kryesor:

Raketat godasin në territor të NATO-s, 2 të vdekur në Poloni! SHBA: Mbrojmë çdo centimetër të Aleancës! Rusia: Lajmet, provokim! Rama: Shqipëria e shqetësuar


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi