Macron: Franca nuk do t’u bashkohet sulmeve kundër rebelëve Houthi për të shmangur përshkallëzimin

Macron: Franca nuk do t’u bashkohet sulmeve kundër rebelëve Houthi për të shmangur përshkallëzimin

Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se Franca nuk do të marrë pjesë në sulmet ajrore të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së kundër Houthi në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm.

“Franca ka vendosur të mos i bashkohet një koalicioni që fillon sulme parandaluese kundër Houthis në tokën e tyre. Pikërisht sepse ne kërkojmë me qëndrimin tonë të shmangim çdo përshkallëzim”, tha Macron, duke nënvizuar se çështja nuk është e natyrës “ushtarake”, por “diplomatike”.

Houthi ka kërcënuar me zgjerim të sulmeve në Detin e Kuq, duke përfshirë ato ndaj anijeve amerikane, në përgjigje të sulmeve amerikane dhe britanike ndaj pozicioneve të tyre në Jemen.

Administrata e Presidentit Biden pritet të njoftojë planet për t’i rikthyer rebelët Houthi në listën e organizatave terroriste, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Rebelë thonë se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq u kryen në përgjigje të sulmit të Izraelit në Gaza, që ka shkaktuar vrasjen e mijëra palestinezeve dhe një krizë humanitare.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/01/2024 02:18

    Ju francezet gjithemone geshtenjat i keni nxjerre nga zjarri duke perdorur si mashe te tjeret.S.d.q,mungesa juaj ne koalicion nuk do te ndihet,ashtu sic nuk eshte ndjere asnjehere historikisht!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion