Macron i jep ‘lamtumirën’ ‘zonjës së hekurt’ të Evropës dhe mirëpret kancelarin e ri gjerman: Olaf Scholz, kapitullin e radhës do ta shkruajmë bashkë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dhënë në mënyrën e tij “lamtumirën” e fundit Anglea Merkle dhe ka uruar kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz.

 “Faleminderit, e dashur Merkel, që nuk i ke harruar kurrë mësimet e historisë, që ke bërë kaq shumë për ne, me ne, për ta çuar Evropën përpara”, ka shkruar ai në Twitter, ndërsa postimin e ka shoqëruar me momentet të ndryshme bashkë me “zonjën e hekurt” të Evropës.

“I dashur Olaf Scholz, kapitullin e radhës do ta shkruajmë bashkë. Për francezët, gjermanët, dhe evropianët”, këto kanë qenë fjalët që i ka dedikuar Macron kancelarit të ri të Gjermanisë.

 


Lajmi kryesor:

Merr fund ‘epoka e Merkel’, Olaf Scholz bëhet kancelari i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë


J.GJ./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër