Francë/ Macron kërkon këshilla nga Hollande dhe Sarkozy për krizën qeveritare

Francë/ Macron kërkon këshilla nga Hollande dhe Sarkozy për krizën qeveritare

Emmanuel Macron, François Hollande dhe Nicolas Sarkozy

Presidenti francez Emmanuel Macron ditën e sotme (2 shtator) do të takohet në Elysee me paraardhësit e tij, François Hollande dhe Nicolas Sarkozy, një përpjekje për të thyer bllokimin politik të vendit.

Ndërkohë sipas transmentuesve France Info dhe BFMTV thuhet se Macron gjithashtu ka planifikuar që të takoj edhe me ish-kryeministrin socialist, Bernard Cazeneuve.

Cazeneuve drejtoi qeverinë nën Hollande nga dhjetori 2016 deri në maj 2017.

Edhe pse ka kaluar një muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë, Macron ende nuk ka emëruar një kryeministër të ri për vendin.

Zgjedhjet sollën një fitore të papritur për aleancën e krahut të majtë ‘Fronti i Ri Kombëtar’, përpara forcave centriste të Macron dhe forcave të ekstremit të djathtë rreth Marine Le Pen, e cila ishte parashikuar të fitonte.

Megjithëse asnjë prej tyre nuk siguroi një shumicë absolute.

Aleanca e majtë e bëri të qartë pretendimin e saj ndaj qeverisë në disa raste.

Macron përjashtoi një qeveri të pastër të aleancës me arsyetimin se ajo do të rrëzohej menjëherë me një votë mosbesimi.

Pavarësisht disa raundeve konsultimesh midis Macron dhe palëve, mbetet e paqartë se si mund të formohet një qeveri e qëndrueshme në Francë.

Koalicionet janë të pazakonta në vend, gjë që e bën të vështirë formimin e qeverisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?