Macron: Lukashenko duhet të largohet nga pushteti! I habitur nga guximi i protestuesve bjellorusë

Macron: Lukashenko duhet të largohet nga pushteti! I habitur nga guximi i protestuesve bjellorusë

Emmanuel Macron dhe Aleksandër Lukashenko

FRANCË- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko duhet të largohet, tha sot presidenti francez, Emmanuel Macron, në një intervistë me “Sunday Journal”.

“Ajo që po ndodh në Bjellorusi është një krizë pushteti, një pushtet autoritar që nuk mund të pranojë logjikën e demokracisë dhe detyrohet me forcë”, tha Macron, i cituar nga gazeta.

“Është e qartë se Lukashenko duhet të largohet nga pushteti”, vazhdoi ai.

Presidenti francez, gjithashtu, tha se ishte i habitur nga guximi i protestuesve në Bjellorusi, të cilët, pavarësisht rreziqeve që marrin përsipër duke parakaluar çdo fundjavë, vazhdojnë protestat për të sjellë demokracinë në vend.

B.K./er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje