Macron në Tiranë: Jini krenarë që prisni BE-në në një vend me kaq diell! Kemi solidaritet me Ballkanin Perëndimor për energjinë dhe integrimin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ka mbërritur në samitin e BE në Tiranë u shpreh se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri. Nuk kurseu batutën se Shqipëria duhet të jetë krenare që prej BE në një ditë me diell.

Para mediave u shpreh se do të kenë solidaritet për energjinë dhe do të punojnë për procesin e integrimit në BE. Sa i përket energjisë elektrike, Macron u shpreh se ka krizë për shkak të luftës në Ukrainë, por theksoi se skenari i frikës nuk është për të.

“Kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë, lufta në Ukrainë është çështje sigurie për të gjithë rajonin. Jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Dua të falenderoj Ramën për këtë samit, në një moment mjaft të rëndësishëm për ne në kuadër të presidencës ceke kemi projekte konkrete për të diskutuar.

Është e rëndësishme që të kemi solidaritet për energjinë. Gjithashtu edhe për procesin e integrimit në BE. Është e rëndësishme që të punohet drejt solidaritetit. Do të kemi mundësi bashkë me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë që janë diskutuar edhe javën e kaluar.

Ky debat është absurd. Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisen prej frikës. Roli i ministrave është të bëjnë punën në raport me energjinë. Kjo nuk është për të frikësuar njerëzit me skenaret absurd. Jemi vend i madh. Kemi energjinë për shkak të luftës, por secilin bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua. Në një vend kaq me diell, duhet të jeni krenar që prisni BE”, tha Macron.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve