Macron parashtron një iniciativë franko-gjermane pas sulmeve në Paris

 /ATSH-AFP/ - Ministri francez i Ekonomisë, Emmanuel Macron parashtroi sot një nismë franko-gjermane në formë kundërpërgjigjeje ndaj sulmeve terroriste në Paris, pas takimit me homologun gjerman, Sigmar Gabriel, në zonën e sulmeve të 13 nëntorit.
"Ne do të bëjmë propozime konkrete, do të vijojmë të punojmë për një iniciativë franko-gjermane në përgjigje ndaj asaj që ka ndodhur, pasi nuk ishte vetëm një sfidë franceze, por një sfidë evropiane", tha Macron për median.
"Shoqëritë tona presin përgjigje me baza të forta, që janë përgjigje në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, por gjithashtu përgjigje më të thelluara për çështjen e ekonomive të të dy vendeve", shtoi ministri i shoqëruar nga Gabriel, i cili mban postin e zëvendëskancelarit dhe mbështetësit kryesor të socialdemokratëve gjermanë (SPD).
"Gjermania ka gjithashtu sfida të shumta në ekonominë e vendit të saj përsa i përket çështjes së refugjatëve, ne e kemi gjithashtu këtë sfidë terroriste, siç po parashtrohet situata ne nuk mund të mendojmë më vetëm për politikat ekonomike, politikat sociale, për ne dhe nga ne", u shpreh Macron.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai