Macron Show/ Presidenti francez dhe ‘kthetrat e bardha’ të Donald Trump

Macron Show/ Presidenti francez dhe ‘kthetrat e bardha’ të Donald Trump

Shumëkush e mban mend fotografinë vitin e kaluar në Kanada në të cilën Angela Merkel, Emmanuel Macron dhe lider të tjerë të G7-ës rrethuan Donald Trump, në përpjekje për ta bindur atë të nënshkruante deklaratën përfundimtare të samitit.

Macron, organizatori i samitit në Biarritz, ka arritur të shmangë përsëritjen e psikodramës dhe një dështim të paralajmëruar.

Duke shfaqur gjithë hijeshinë e tij për të qetësuar Trump, ai ka arritur të ‘qetësojë ujrat’ e disa dosjeve konkrete, si përshpejtimi i negociatave për krizën iraniane e deri te testet e dialogut midis SHBA dhe Kinës për luftën tregtare.

Misioni i Macron në Biarritz ka qënë vetëm të zbuste ‘temperaturën’ shpërthyese të Trump, duke u përqëndruar me të, në një marrëdhënie personale dhe të drejtpërdrejtë.

Macron kishte kërkuar që të dy udhëheqësit të jenë vetëm, pa këshilltarë, në mënyrë që të jenë në gjendje të flasin sinqerisht. Anglishtja e shkëlqyer e kreut të shtetit francez, ka bërë të mundur dhe shmangien e çdo përkthyesi.

Macron beson se ai është një nga të paktët liderë perëndimorë që di të ‘zbusë’ Trump. "Unë nuk mund ta bind gjithmonë, por ai më dëgjon", rrëfeu presidenti francez, duke theksuar se Franca është vendi i vetëm që lideri amerikan tashmë e ka vizituar katër herë.

Nga shtrëngimi i fortë i dorës në G7 në Taormina, me ‘kthetrat e bardha’ të Trump, marrëdhënia mes dy liderëve ka pësuar ulje-ngritje. Miqësia me Macron nuk e ka penguar liderin amerikan që të ‘shqyejë’ marrëveshjet e klimës në Paris dhe ato me Iranin.

"Këto janë angazhime që Trump ka bërë në Amerikë me zgjedhësit e tij dhe është e vështirë të ndryshosh vendimet e tij”, ka argumentuar Macron, duke shtuar se në raste të tjera, siç është hipoteza e një tërheqje ushtarake nga Siria, ai arriti të ndryshojë mendim e ‘qiramarrësit’ të Shtëpisë së Bardhë.

Vizita e papritur e Ministrit të Jashtëm të Iranit, Javad Zarif në samit, e organizuar nga Macron, mund të duket një provokim. Në vend të këtij paragjykimi, presidenti amerikan fillimisht reagoi me një "Jo koment" të kujdesshëm. Por sot ai konfirmoi që kishte biseduar me Macron për vizitën.

"Ai më pyeti nëse jam dakord. Dhe unë i thashë Po!"

Pastaj Trump, teksa ‘shtyu’ një shtrëngim duarsh me tej Javad Zarif, tha se  "Ishte ende shumë herët."

Trump megjithatë nënvizoi "mirëkuptimin e plotë" në G7 për këtë çështje dhe lëshoi ​​një sinjal qetësues, "Ne nuk duam një ndryshim të regjimit në Iran"

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë