Macron takohet në Moskë me Putin: Duhet një përgjigje e dobishme për të shmangur një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës

Macron takohet në Moskë me Putin: Duhet një përgjigje e dobishme për të shmangur një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti francez Emmanuel Macron gjatë takimit në Moskë

Udhëheqësit botërorë po shtojnë përpjekjet për të ulur tensionet Ukrainë-Rusi, teksa frika për një pushtim rus po rritet. Presidenti, francez Emmanuel Macron u takua me homologun e tij, Vladimir Putin në Moskë dhe shprehu bindjen shprehu se lufta mes dy vendeve mund të shmanget.

"Një përgjigje e dobishme do të thotë një përgjigje që na mundëson të shmangim luftën dhe të ngremë struktura besimi dhe stabiliteti", i tha Macron-Putinit gjatë takimit në Kremlin për krizën në Ukrainë.

Macron është lideri i parë perëndimor i profilit të lartë që takohet me Putinin që nga fillimi i tensioneve me Ukrainën. Presidenti rus vlerësoi Macron për përpjekjet e tij "për të zgjidhur krizën" në Ukrainë.

“Unë shoh se sa përpjekje po bën udhëheqja aktuale e Francës dhe presidenti personalisht për të zgjidhur krizën që lidhet me sigurinë në Evropë”, tha Putin.

Megjithëse gjetja e një zgjidhjeje për tensionet Rusi-Ukrainë është ende e paqartë, Macron tha se ai dhe Putin kishin filluar të ndërtonin një "marrëveshje konstruktive", e cila ishte "reciprokisht e pranueshme" për Rusinë dhe pjesën tjetër të Evropës për të "ndihmuar në shmangien e luftës".

"Ky dialog është absolutisht thelbësor, më shumë se kurrë, për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian," tha Macron.

Megjithatë, zëdhënësi i presidentin rus, Dmitry Peskov tha për mediat se është ende shumë herët për të gjetur një zgjidhje.

"Situata është tepër komplekse për të pritur një arritje vendimtare gjatë një takimi të vetëm", tha Dmitry Peskov.

Përpara se të largohej nga Parisi,  Macron i the gazetës ‘Le Journal du Dimanche’, se "duhet të jemi shumë realistë. Nuk do të përftojmë gjeste unilaterale, por është thelbësore të parandalojmë një përkeqësim të situatës, përpara se të kemi krijuar mekanizma dhe gjeste reciproke mirëbesimi".

Franca aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së. Pas takimit me putin, të martën Macron do të udhëtojë për në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për bisedime me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Moska ka dislokuar mbi 100 mijë forca përgjatë kufirit lindor të Ukrainës dhe në Bjellorusi. Perëndimi mendon se Putin mund të urdhërojë në çdo moment një pushtim të kësaj republike ish-sovjetike.

Franca, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë refuzuar kërkesat e Moskës për të përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën perëndimore të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Tensionet midis Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit vijnë gati tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit.

Moska akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e marrëveshjes së Minskut, një marrëveshje ndërkombëtare e sponsorizuar nga Gjermania dhe Franca për të rivendosur paqen në lindje, ku rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit dhe të paktën 14,000 njerëz janë vrarë që nga viti 2014.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite