Macron ofron bombë atomike franceze për Europën: Fuqitë rajonale janë në gjendje të prekin drejtpërdrejt territorin e Unionit

Macron ofron bombë atomike franceze për Europën: Fuqitë rajonale janë në gjendje të prekin drejtpërdrejt territorin e Unionit

"Evropianët nuk mund të jenë thjesht spektatorë," tha presidenti francez në fjalimin e tij - ata duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtjen. Njëkohësisht ai premton më shumë transparencë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar një iniciativë të përbashkët evropiane për një "agjendë ndërkombëtare të kontrollit të armatimit". Franca do të angazhohet te aleatët e saj evropianë për të hedhur themelet për një strategji të përbashkët ndërkombëtare, tha Macron në një fjalim parimor për doktrinën e ardhshme të armëve bërthamore të vendit të tij. Kështu, vendet partnere evropiane mund të marrin pjesë në manovrat përkatëse ushtarake franceze, tha Presidenti francez në Paris.

Vendet evropiane nuk duhet të kthehen në "spektatorë" përballë një gare të mundshme të armëve bërthamore. Evropianët duhet të kuptojnë se "në mungesë të një kornize ligjore" së shpejti mund të përjetojnë një garë të re armësh me armë konvencionale dhe madje bërthamore "në tokën e tyre", tha Macroni duke iu referuar daljes së Shteteve të Bashkuara nga traktati i INF me Rusinë për kufizimin e raketave me rreze të mesme veprimi që mund të pajisen me armë bërthamore.

Franca - fuqia e vetme bërthamore në BE

Si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, çdo president francez mban tradicionalisht një fjalim të tillë një herë gjatë mandatit pesë vjeçar. Në këtë ngjarje në Paris morën pjesë shumë të ftuar, përfshirë oficerë të ardhshëm francezë dhe ushtarakë nga shumë kombe.

Franca është që prej Brexitit fuqia e vetme bërthamore në Bashkimin Evropian. Ajo ka deri tani rreth 300 koka bërthamore, dhe renditet me këtë e treta në të gjithë botën pas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, siç theksoi Macroni në fjalën e tij, Franca kohët e fundit e ka zvogëluar arsenalin e saj bërthamor. Tani ajo ka më pak se 300 koka me mbushje bërthamore.

Para debutimit të Macronit, Parisi e hodhi poshtë iniciativën e grupit parlamentar unionist në Berlin, për ta vendosur frikësimin e tij bërthamor nën një komandë të përbashkët të BE ose NATO-s. Kjo nuk është e mundur me gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërkombëtare. "Nevojitet një vendimmarrës i vetëm." Ky në Francë është tradicionalisht kreu i shtetit.

Komandë e përbashkët e BE?

Zëvendësi i Grupit Parlamentar të partive unioniste Johann Wadephul kërkoi në fillim të javës bashkëpunim midis dy vendeve kryesore të BE, për të krijuar një frikësues të përbashkët evropian për armët bërthamore. "Gjermania duhet të jetë e gatshme të marrë pjesë me aftësitë dhe mjetet e saj në këtë frikësues bërthamor. Si shpërblim, Franca duhet t'i vendosë ato nën komandën e përbashkët të BE ose NATO-s," i tha politikanit i CDU-së gazetës"Tagesspiegel".

Macroni angazhohet prej kohësh një mbrojtje evropiane,  që të jetë më e pavarur dhe në këtë kuadër, më e pavarur nga Shtetet e Bashkuara. Problemi: Bombat atomike amerikane ruhen në disa vende të BE, të cilat në rast nevoje mund të çohen në destinacion nga forcat ajrore të këtyre vendeve. Në Gjermani, për shembull, ka rreth 20 bomba atomike të vendosura në bazën ajrore Büchel, të cilat së shpejti do të modernizohen./ DW

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare