Madagaskari nuk e dëgjon Serbinë
për mosnjohje të Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministren e Jashtme të Madagaskarit, Beatrice Atalla, në kuadër të Samitit të Frankofonisë që po zhvillohet në Madagaskar
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ministren e Jashtme të Madagaskarit, Beatrice Atalla, në kuadër të Samitit të Frankofonisë që po zhvillohet në Madagaskar.
Hoxhaj e ka falënderuar homologen për ftesën si vend mikpritës i Samitit të Frankofonisë, ndërsa ka biseduar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. Me këtë rast Hoxhaj i ka dorëzuar ministres Atalla edhe kërkesën zyrtare për njohje.
Pas takimit, Hoxhaj deklaroi se pret mbështetjen e Madagaskarit për Kosovën dhe se është i interesuar për bashkëpunim ndërshtetëror, si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.
“Në ditën e parë të Samitit të Frankofonisë kam takuar 12 shtete të ndryshme, shumica e tyre vende jo njohëse dhe qëllimi kryesor ka qenë që ta bëj kërkesën zyrtare për njohje të Kosovës, si dhe t’u ofroj argumente të fuqishme se pse këto vende duhet ta njohin Republikën e Kosovës. Këto vende shtrihen në Afrikë, në Azi dhe në pjesë të tjera të botës dhe shpresoj shumë që në një të ardhme të afërt do të kemi lajme të mira sa i takon njohjes së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
Ndërsa ministrja Atalla e ka falënderuar Hoxhajn për vizitën si dhe dorëzimin e kërkesës për njohje nga ana e Kosovës.
“Si ministre e Punëve të Jashtme e Madagaskarit, dhe si presidente e konferencës ministrore frankofone, së pari dëshiroj të falënderoj ministrin dhe delegacionin e Kosovës për ardhjen e tyre në Madagaskar, dhe para se gjithash për dorëzimin e kërkesës në mënyrë që pavarësia e Kosovës të njihet nga Madagaskari” ka thënë Atalla.
Një ditë më parë, Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç është takuar me Attalah dhe ata kanë folur për Kosovën, shkruan Koha. Në deklaratën e MPJ-së së Serbisë, thuhet se Daçiq e ka falënderuar shefin e diplomacisë së Madagaskarit që vendi i tij s’e ka njohur ende Kosovën, e ka njoftuar për dialogun Beograd -Prishtinë dhe e ka lutur atë që Madagaskari ta mbajë këtë pozicion lidhur me Kosovën.
(er.nu/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
52%
-
Jashtë
17.7%
-
Nuk lëviz
30.3%
Vota total: 508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përshkallëzohen trazirat në Venezuelë, shkon në 24 numri i të vdekurve! Opozita konteston, Maduro nuk tërhiqet
7 Gusht, 09:02
-
Harris dhe Walz nisin fushatën së bashku, zotohen se do të ‘luftojnë për të ardhmen’
7 Gusht, 08:58
-
Studimi i OBSH, ja cili sport ju bën të humbi kalori dhe të bini në peshë! Renditja e 5 disiplinave dhe përfitimet
7 Gusht, 08:45
-
Paris 2024/ Imane Khelif kalon në finalen e Lojërave Olimpike, boksierja e shumëpërfolur kërkon të artën
7 Gusht, 08:39
-
Segmenti i ri Ersekë-Leskovik, udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar
7 Gusht, 08:29
-
Paris 2024/ SHBA i merr vendin e parë Kinës, medaljet pas ditës së 11-të në Lojërat Olimpike
7 Gusht, 08:28
-
Duhet të ndodheshin në VAR për ndeshjen e Champions, 2 arbitrat polakë kapen tapë në makinë dhe arrestohen! Kishin vjedhur dhe tabelën e rrugës
7 Gusht, 07:54
-
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani ka gati lëshimin e raketave! Nasrallah kërcënon Haifën, objektiv edhe Tel Avivi
7 Gusht, 07:46
-
VIDEO/ Aksident tragjik në Lushnjë, shoferi gjendet i vdekur në timon, identifikohet pas disa orësh! Makina e marrë me qira doli nga rruga dhe u bë copash (Emri)
7 Gusht, 07:16
-
Në kërkim nga Kosova, arrestohen në Shëngjin reperi Noizy dhe DJ Crax! Dhunuan brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij
7 Gusht, 07:15
-
Vazhdon vala e të nxehtit afrikan! Edhe sot një ditë e nxehtë me temperatura të larta
7 Gusht, 07:11
-
Dikush do t'ju shpërblejë për përkushtimin... horoskopi për sot
7 Gusht, 07:08