Madama Batterfly të dielën në skenë
me Davide Sotgiu dhe Eva Golemin

Madama Batterfly të dielën në skenë<br />me Davide Sotgiu dhe Eva Golemin
“Madam Butterfly”, vepra e një prej kompozitorëve më të mëdhenj të melodramës, Puçinit do të ngjitet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe baletit në Tiranë. Edhe pse nuk është premierë, kjo opera ngjitet në skenë me plot risi, me zëra të rinj dhe performanca të reja të artistëve shqiptarë.

Ka ardhur nga Italia tenori Davide Sotgiu, i cili interpreton një nga profilet më interesante të personazhit kryesor Pinkerton, oficerit të flotës amerikane. Ai rrëfen se këtë personazh e ka kënduar disa herë, dhe këtë herë ai ka krijuar një harmoni perfekte me Butterfly-in shqiptare Eva Golemi 
 
 “Pra mund të gjesh një person me të cilin përputhesh menjëherë ose jo. Kur nuk gjendet mbetet më e veshtirë sepse nuk është ajo përputhje energjie. Kurse me Evën ishte një përputhje e menjëhershme, në ccast dhe duhet të them që Eva është një partnere e shkëlqyer, një këngëtare e madhe, duhet të them që ka një feeling të madh mes ne të dyve, edhe jashtë skenës jemi shumë miq, bëjmë shakara, flasim. Dhe kjo mendoj se shihet nga jashtë.".
 
Tenori Italian Sotgiu vlerëson artistët shqiptarë

"Janë artistë shumë të vlefshëm në planin teknik, interpretativ, skenik, muzikor përvecc faktit që të gjithë kolegët janë njerëz të jashtëzakonshëm sepse më kanë pritur sikur të kisha kënduar këtu prej kohësh".

Ndersa Eva Golemi në këtë premirë ka marrë në rol edhe djalin  saj të vogël. Nënë e bir iu janë bashkuar emocioneve të skenës.

Gazetarja: Ke qenë ndonjëherë në skenë me mamin?

Djali: Po

Gazetarja: Është bukur ë?

Djali: Po, shumë bukur

Vërtetë nuk ka ndodhur ndonjëherë që nëna të luajë në skenë me të birin. Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur që luaj me djalin tim në këtë rol. Ndjehem shumë mirë me kolegët, Vikenën, Armandon, Klodianin, Denisin, Invanën, regjisorin dhe dirigjentin dhe orkestrën dhe koreografinë e Teatit të Operas dhe Baletit” 

“Madam Butterfly do të ngjitet në skenë në datat 2, 4 dhe 6 Tetor.


Madama

Madama

Madama

Madama

Madama

Madama

Madama

Madama

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë