TIRANE- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Republikane, Arjan Madhi, tha se kanë mbetur të befasuar nga vendimi i deputetit Luan Duzha për të braktisur partinë e tyre dhe për t’u bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai nënvizoi se duhet ndalur trafikimi i deputetëve dhe kjo gjë duhet rregulluar në Kodin Zgjedhor.

“PR është njoftuar zyrtarisht nga Kuvendi për vendimin e z.Duzha, pasi kishte depozituar kërkesën për largim nga PR në zyrat e kryesisë së Kuvendit. PR ka mbetur e befasuar nga largimi i tij, pasi nuk ka pasur asnjë hatërmbetje dhe asnjë shkak për të marrë vendimin e ikjes nga PR”, tha numri PR, duke kërkuar ndaljen e eksodit.

Shkrimi u publikua sot (03.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)­