Këngëtarja e famshme Madonna ka nisur turneun e saj “MDNA” në Tel-Aviv, Izrael, në majin e vitit të kaluar dhe ka performuar në 100 koncerte.

Madonna i ka mbajtur koncertet e saj për 2.2 milionë fansa në më shumë se 30 vende të ndryshme dhe e ka përfunduar aktivitetin e saj në Cordoba të Argjentinës muajin e kaluar.
Ky turne i zhvilluar nga këngëtarja e njohur është shpallur si më fitimprurësi i vitit 2012 dhe zyrtarisht ai ka fituar më shumë se 190 milionë dollarë.

Kjo ka bërë që ky turne të klasifikohet në vendin e 10-të në listën e turneve më fitimprurëse. Madonna në vitin 2009 ka arritur të pozicionohet në vendin e tretë me 255 milionë të ardhura nga turneu “Sticky& Sweet”.
Kështu ajo i bashkohet disa prej emrave më të njohur si Rolling Stones, Bon Jovi dhe Grateful Dead, si bendet e vetme që kanë realizuar turnetë me të ardhura më të larta.

Kreu i “Global Touring”, Arthur Fogel është shprehur se suksesi më i madh i turneut “MDNA” provon që Madonna është artistja më e mirë femër në historinë e turneve.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com